Pershkrimi i Prones

Disponojme një pronë industriale me potencial të lartë investimi.
Kapanoni, së bashku me godinën e zyrave me strukturë dy kate, kanë një sipërfaqe totale ndërtimi prej 1,560 m²,
të projektuara për të përmbushur nevojat e aktiviteteve të ndryshme të biznesit.
Prona disponon gjithashtu 1,000 m² oborr funksional, i organizuar me 500 m² në pjesën e përparme dhe 500 m² në pjesën e pasme,
duke ofruar hapësirë ideale për parkim, manovrim të mjeteve të tonazhit të rëndë, ngarkim-shkarkim dhe operacione logjistike.
E pozicionuar në një nga zonat më strategjike, pranë Restorant Çifligu, prona ka akses të drejtpërdrejtë me autostradën,
çka garanton lidhje të shpejtë dhe efikase me rrugët kryesore të transportit.

-Siperfaqe ndertim Kapanoni:1440m2
-Siperfaqe Zyra:120m2
-3 Tualete
-4 zyra (kati 2)+ 1 magazine (kati 1)
-Shesh parking 1000m2
-2 dyer 4.6 te larta dhe 5 te gjera
-Lartesia kapanonit 6-7 m
-Gjeresia 20m
-Gjatesia 72m
-Siperfaqe totale 1560m2 + 1000m2 shesh= 2560m2

Cmimi:1,500,000€.
Nëse jeni në kërkim të një ambienti për prodhim, magazinim, logjistikë apo një investimi me vlerë afatgjatë, kjo është një mundësi që nuk duhet humbur.
Për më shumë informacion ose për të organizuar një vizitë në pronë, kontaktoni ERA Real Estate +355692021572

Detajet e Prones

Referenca: PROERA961
Lloji Kapanon
Statusi Under Construction
Website Views 59
Sip. e brendshme 2560 m2