Property Description

Shitet apartament në një nga zonat më të reja dhe me zhvillim më të shpejtë të Tiranës, Bulevardi i Ri – një investim modern që po shndërrohet në qendrën e re urbane të qytetit.

Zona karakterizohet nga infrastrukturë bashkëkohore, hapësira të gjelbra dhe organizim urban cilësor, duke ofruar një stil jetese komod dhe perspektivë shumë të mirë investimi. Bulevardi shtrihet nga ish Stacioni i Trenit drejt Lumit të Tiranës dhe konsiderohet një nga projektet më të rëndësishme zhvillimore të qytetit .

Apartamenti organizohet në mënyrë funksionale, me ambiente të bollshme dhe ndriçim natyral, i përshtatshëm si për banim ashtu edhe për investim (qira apo rishitje).

Sipërfaqe apartamenti: 90.72m2
Sipërfaqe e përbashkët: 15.73m2

- Ndërtim i ri dhe cilësor
- Organizim i rregullt i hapësirave
- Zona në zhvillim me potencial të lartë rritjeje
- Akses i shpejtë me qendrën e qytetit (vetëm pak minuta larg)
- Afër institucioneve, bizneseve dhe projekteve të reja elitare
-Kati 8

Kjo pronë përfaqëson një mundësi ideale për këdo që kërkon të investojë në një nga zonat më premtuese të Tiranës, ku zhvillimi urban dhe rritja e vlerës së pronës janë në rritje të vazhdueshme.

Property Details

Reference: PROERA888
Type Apartment
Status New
Website Views 1
Interior Area 91 m2