Property Description

Shitet Vila Grandeur
Eshtë emëruar “Vila Grandeur” për shkak të pozicionit, paraqitjes dhe madhësisë mbresëlënëse të cilat kjo vilë i posedon. Në momentin që e sheh konceptin e kësaj vile, jo vetëm që të impresionon për kah madhështia, por të befason edhe për kah mundësitë e shfrytëzimit që kjo vilë i mundëson.
“Lagjja 6” përbëhet nga 6 vila prej të cilave, vila “grandeur” ka 700m2, ndërsa 5 vila tjera kanë nga 240m2.

Informacion ne lidhje me Vilen:
Baza e bodrumit: 265m2
Baza e Katit perdhe : 265m2
Baza e katit : 166m2
Baza e Kulmit hapesire e shfrytezueshme : 42m2

BODRUMI
Vila “grandeur” ka një Bodrum prej 265m2 , ka 2 vend-parkingje, kthinë teknike, SPA familjare si dhe një hapësirë të dedikuar për rekreacion.

PERDHESA
Në Përdhesë ka parahyrjen, qëndrimin ditor me kuzhinë dhe tryezari si ,një dhomë gjumi me banjo të integruar si dhe nje wc te veqantë. Vila “grandeur” ka edhe një tarracë e cila është në nivel me përdhesën dhe ka një sipërfaqe prej afërsisht 100m2.Poashtu te pjesa e qendrimit ditore është i integruar edhe oxhaku(kamini) që kjo pjes te kete sa me shum lidhshmeri me natyren.

KATI
Në katin sipër ka 4 dhoma gjumi prej të cilave njëra dhomë është “master bedroom”. Në kat janë edhe 2 banjo tjera në shërbim të 3 dhomave të gjumit ngase “master bedroom” ka banjon e saj të veçantë.

NENKULMI
Gjithashtu pjesa e nën kulmit është e shfrytëzuarë per krijimin e një bibloteke apo hapësire pune , në të cilen është e integruar edhe nje banjo.

Property Details

Reference: PROERA853
Type Villa
Status New
Website Views 11
Interior Area 738 m2
Land Area 604 m2